Vrasja e 57-vjeçarit në Thumanë/ Pas autorit, në pranga edhe dy persona të tjerë (EMRAT)

Policia ka dhënë detaje të tjera lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Thumanë-Krujë , ku u vra 57-vjeçari i Petrit Ndou.

Autori i ngjarjes, 28-vjeçari u arrestua menjëherë pas ngjarjes. Në dëshminë e tij të dhënë në polici, i riu tha se “nuk donte ta vriste dhe se situata i doli jashtë kontrollit.

Në një njoftim zyrtar, policia sqaron se janë arrestuar edhe dy shtetas të tjerë që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe dy automjete. Ngjarja ndodhi në afërsi të urës së Bushneshit, pas një konflikti që ndodhi ndërkohë që qarkullonin me automjet dhe janë konfliktuar verbalisht. Më pas 28-vjeçari Andri Vokrri.

Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë Lorenc Goga dhe Fation Kulla mësohet se janë shokë me autorin.

Njoftimi i plotë:

Vrau me send të fortë (çekiç), 57-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 28-vjeçari.

Vihen në pranga, për moskallëzim krimi, 2 shtetas që kanë qenë të pranishëm gjatë konfliktit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për zbardhjen e dinamikës së konfliktit të ndodhur në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, si pasojë e të cilit humbi jetën nga goditja me sende të forta, shtetasi P. N., 57 vjeç, u arrestuan shtetasit:

-A. V., 28 vjeç, banues në FushëKrujë, për veprën penale “Vrasja me dashje”;
-L. G., 26 vjeç dhe F. K., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 201.01.2026, rreth orës 01:00, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, në afërsi të urës së Bushneshit, këta tre shtetas, ndërkohë që qarkullonin në një automjet, janë konfliktuar verbalisht me shtetasin P. N., i cili qarkullonte me automjetin e tij. Më pas, shtetasi A. V. ka goditur me çekiç, në kokë, shtetasin P. N., 57 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Pas ngjarjes, shtetasit L. G. dhe F. K. janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete dhe mjeti me të ciin dyshohet se është kryer krimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×