Trump ftoi Vjosa Osmanin të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, Rama uron presidenten e Kosovës: Gjest që forcon marrëdhënien mes Amerikës dhe popullit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka uruar Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se ky është një gjest që forcon marrëdhënien mes Amerikës dhe popullit shqiptar.

Më tej ai thekson se ftesa është një tregues për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit amerikan.

Postimi i plotë:

Urime zonja Presidente, e dashur Vjosa, për marrjen e ftesës për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes, një gjest tejet domethënës i Presidentit Trump ndaj Kosovës, që forcon më tej marrëdhënien e Amerikës mike me popullin shqiptar, por që edhe jep një sinjal domethënës për sigurinë e përkatësinë e Kosovës në hapësirën e interesit të gjerë amerikan në botë.

Edhe njëherë urime dhe dua të besoj se faktorët politikë të Kosovës, do ta çmojnë këtë dorë të shtrirë nga Presidenti i SHBA, si një gjest që nuk është aspak pa lidhje edhe me respektin për ty personalisht e për rolin tënd ndërkombëtarisht



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×