
Deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kritikuar ashpër projektligjin për statusin e gjyqtarëve gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve, duke e cilësuar atë si një përpjekje për kapjen e pushtetit gjyqësor dhe një shkelje flagrante të Kushtetutës.
Blushi deklaroi se ligji “rrënon drejtësinë dhe e shndërron atë në një zgjatim të Narkopushtetit” dhe e konsideroi si “atentat shumë të rëndë të kryeministrit Edi Rama me qëllim kontrollin absolut të sistemit të drejtësisë”. Ai theksoi se projektligji “cënon parimin e ndarjes së pushteteve dhe rrëmben kompetencat ekskluzive të Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e kryetarëve të gjykatave”.
Blushi kërkoi tërheqjen e menjëhershme të projektligjit dhe shprehu mbështetjen për qëndrimin kushtetues dhe parimor të Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve. “Partia e Lirisë do të vazhdojë të luftojë çdo përpjekje për politizimin e drejtësisë dhe shkatërrimin e shtetit ligjor,” përfundoi deputeti
and then