“Belindën e bën kalë beteje”/ Berisha: Merren peng biznesmenë që guxojnë të përfshihen në tenderë. Linda e Surrelit mbron vjedhjet e bashkëshortit

“Dosjet e Lubi Ballukut arrijnë miliarda euro. Asnjë prej nesh nuk ka imagjinatë të bëjë skenarët se si kanë vjedhur”, kështu u shpreh kreu i PD Sali Berisha në takimin e mbajtur në degën nr2, në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u ndal tek çështja e Belinda Ballukut duke thënë se një kryeministër nuk mund të kundërshtojë kërkesën e Prokurorisë për të hequr imunitetin.

“Dosjet e lubi Ballukut arrijnë miliarda euro. Asnjë prej nesh nuk ka imagjinatë të bëjë skenarët se si kanë vjedhur. Livadhet e Troplinit do shpalleshin zona e teknologjisë së lartë me zhvilluar në Shqipëri, kur aty ka vetëm lopë që kullosin. Rama e baxhanaku i tij marrin taksat e dhjetëra kompanive, Të regjistrojë zonë teknologjike në livadhe që asnjë tullë nuk ka aty? A keni dëgjuar që një ndërmarrje shtetërore, të merren peng biznesmenët që guxojnë të marrin pjesë në tenderë sepse aty zot absolut duhet të jetë kunati i Lindës së Surrelit që del dhe bën propaganda në tv për vuajtjet e mëdha të bashkëshortit në vjedhje. E cila është po aq përgjegjëse se Mirlinda e AKSHIT. Por sërish e bën Belindën kalë beteje, poshtërim për çdo shqiptar nuk i heq imunitetin. Demokrat e demokrate, duhet të jeni të qartë se kurrë një kryeministër nuk mund të kundërshtojë kërkesën e Prokurorisë për të hequr imunitetin”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×