Afera ‘Balluku’ e skandali i AKSHI-t/ Balliu në terren, thirrje për pjesëmarrje masive në 24 janar: Përshkallëzim të protestës deri në krijimin e qeverisë teknike

Deputeti Klevis Balliu ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë 10 në Tiranë. Gjatë takimeve Balliu është njohur me shqetësimet e qytetarëve. Gjithashtu ai ka bërë thirrje që të bashkohen masivisht me opozitën në protestën e paralajmëruar në 24 janar në orën 17:00.

Ai nënvizon se kjo qeveri është kthyer në një cenim për sigurinë kombëtare dhe për të rinjtë shqiptarë. Gjithashtu Balliu bën thirrje për përshkallëzim të protestës deri në krijimin e një qeverie teknike.

Kujtojmë se opozita ka organizuar një protestë pas skandaleve të fundit në lidhje me Belinda Ballukun dhe aferën e AKSHI-t.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×