Youssef En-Nesyri sheh Juven, “Zonja” gati transferimin e marokenit, akord total me Fenerbahçen

Me Spallettin në stol, Juve është rikthyer në garë, të paktën për të siguruar një vend në Champions, por është e qartë se “Zonjës së Vjetër” i duhet me çdo kusht një qendërsulmues i ri, nuk kanë më kohë për të pritur Vlahovic të rikthehet. Jo vetëm gjendja e tij fizike, por dhe fakti që në fund të sezonit i përfundon kontrata, e bënë të paqartë të ardhmen e serbit, nuk përjashtohet opsioni që të shitet.

Ky fakt u vërtetua edhe ndaj -Cagliari-t ku edhe pse kishin 78% të kontrollit të topit pësuan një humbje 1-0, goditën vetë dy herë kuadratin. Në kushte të tilla, Juve është hedhur menjëherë në sulm, për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me Youssef En-Nesyri. Marco Ottolini ndodhet në Stamboll për të mbyllur këtë transferim.

Tuttosport
Tuttosport

Juve ka gjetur akordin total me Fenerbahce për Youssef En-Nesyri. Bëhet fjalë për një transferim në formë huazimi për 5 milionë euro me të drejtë blerje për një çmim të fiksuar për 19 milionë euro, plus bonuse. Tani Juve mbetet në pritje të lojtarit, i sapo rikthyer nga Kupa e Afrikës ku ishte i angazhuar me Marokun e tij.

“Zonja e Vjetër” i ka vendosur në tavolinë 5 milionë euro në sezon. Këtë të premte është parashikuar dhe një takim kokë më kokë mes drejtuesve të Juventus dhe vetë lojtarit për të mbyllur përfundimit transferimin e marokenit në Torino.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×