Moti i keq/ Trageti i linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë anulon mbërritjen në Port, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit

Moti i keq ka krijuar probleme me lundrimin edhe në Vlorë. Kapitaneria e Portit Vlorë ka njoftuar se trageti i linjës Vlorës-Brindisi-Vlorë ka anuluar mbërritjen ditën e nesërme.

Në njoftim bëhet me dije se ndalohet lundrimi edhe i mjeteve të vogla të lundrimit dhe anijeve të peshkimit.

Ndërkohë bëhet me dije se anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Njoftimi:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 24-26.01.2026 duke filluar nga ora 12:00 datë 24.01.2026 në drejtimin JUG-JUGLINDJE në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri në 25-45m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 4.00 metra, ju bëjmë me dije se :

1.Kapiteneria e Portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 12:00 datë 24.01.2026 deri në datë 26.01.2026 në orën 06:00.

2.Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

3.Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalishtë sipas destinacioneve përkatëse.

4.Trageti i linjës Vlorës-Brindisi-Vlorë ka anulluar mbërritjen datën 25.01.2026

5.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar të parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 26.01.2025.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×