“Disiplinë! Fokus! Veprim!”/ Call Center “virus” që nuk ndalet, pas çmontimit të grupit nga investigimi i “Le Iene”, brenda pak ditësh gati baza e re! 500 operatorë “në aksion”

“Le Iene” ka publikuar pamjet nga hetimi në lidhje me çmontimin e grupit të Call Center-ave në Tiranë, ku u arrestuan tetë persona.

Pas operacionit që rezultoi i dekonspiruar, pasi në momentin që agjentët e BKH shkuan në zyra, ato ishin tashmë të boshatisura, agjentët ndoqën personat e përfshirë dhe zbuluar bazën e re nga ku do të vijonte operacioni për mashtrimin e europianëve.

Nga hetimet doli që në zyrat e reja ishin tashmë gati për “aksion” 500 kompjutera nga ku do të vijonte operacioni për të përfituar dhjeta milionë euro në muaj.

Në zyrat e reja u gjetën gjithashtu edhe qindra hard disc të jashtme, USB dhe materiale të ngjashme ku mendohet se janë veç të tjerash edhe kodet për të hyrë në portofolet digjitale ku fshihen paratë e vjedhura.

MASAT E DHENA NGA GJKKO
Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arreat me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditw

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditw

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×