Takimi me Netanyahun, Rama: Bashkëpunim në fushën e sigurisë e mbrojtjes. Prodhimi “Made in Albania” do shtrihet edhe jashtë vendit

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se dy vendet kanë pasur një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë si edhe të mbrojtjes. Gjithashtu theksoi se Shqipëria mbështet përpjekjet e Presidentit Trump për Planin e Paqes.

“Ne do të mbështesin të gjitha përpjekjet përfshirë planin e Paqes për Gazës të presidentit Trump. Me Izraelin vazhdojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë e të mbrojtjes. Gjithashtu ju falënderoj për mbështetjen pas sulmit kibernetik nga ana e Iranit. Ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur jetë, mbajmë shpresë se ditën e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit. Por marrëveshjet që po arrijmë ditë pas ditë për të ndërtuar një prodhim të ri të mbrojtjes falë partneriteti por rikrijojmë kushtet për prodhimin “Made in Albania” që të shtrihet edhe jashtë vendit.  Por dua ta përmbyll me turizmin dhe shkëmbimet mes njerëzve që po rriten vitet e fundit. Ftoj të gjithë popullin hebre të vizitojë Shqipërinë, pasi është një vend ku hebrenjtë mund të jetonin në siguri të plotë”, tha Rama.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×