“Rrugë 260 mln euro prishen, tunele që shemben”/ Ironizon protestuesi: Vetëm hajdutët ‘punojnë’ në këtë vend! Hajdutes Balluku t’i hiqet imuniteti

Shoqëria civile ka organizuar këtë të mërkurë protestën para Kryesisë së Kuvendit duke kërkuar heqjen e imunitetit të Ballukut.

Përfaqësuesi i Shoqërisë Civile, Migen Qiraxhi, ka bërë thirrje që të mbrohen interesat e qytetarëve dhe jo të ministrave “hajdutë” që vjedhin qytetarët.

“Kjo godinë këtu është vendi ku mblidhen parlamentarë. Qytetarët zgjedhin deputetët që të mbrojnë interesat e tyre dhe të mbrojnë hallet e qytetarë. Prokurori thotë se një ministër është duke vjedhur dhe i kërkon imunitetin e një prej ministrave. Si mundet deputetët që mbrojnë hajdutë, milionat që janë vjedhur në mënyrë galoponte. Niko Peleshin e kanë zgjedhur qytetarët e Korçës a i ka pyetur ai, se a vlen të mbrohet  një njeri që ka abuzuar me detyrën. Qytetarët e Tiranës kanë votuar Taulant Ballën, a mundet ai me votën e tyre të mbrojë një hajdut. Bledi Çuçi, po ashtu  është duke mbrojtur ministren. Nuk mundet me urdhër partie të mbrohen ato që bëjnë rrugë 220 mln euro që prishen. Ulsi Manja është zgjedhur nga qytetarët e Lezhës  a mundet ky njeri ta përdorë për ta mbrojtur një hajdut. Duket sikur në këtë vend punojnë vetëm hajdutët, dhe këta që duhet t’u vënë fre hajdutëve nuk vijnë në punë. Ata që janë mandatuar nga qytetarët duhet të mbrojnë interesat e qytetarëve. Peleshi, Balla, Çuçi , Ulsi Manja, Bledi Çomo nuk vijnë në punë të mbrojnë qytetarët nga hajdutët. I vetmi vend i botës ku qytetarët shqiptarë nuk blejnë dot shtëpi është Shqipëria. Ndërsa ministrat kanë 300 apartamente. Nuk mundet që qytetarët të bëhen mish për top…”, tha mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×