“Krimi elektoral, tender i qenve e pastrim parash”/ Maliqi: Salillari nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë! Kam bërë kallëzime të reja, por…

Në një deklaratë për mediat, jashtë ambienteve të SPAK, ish-deputeti Lefter Maliqi deklaroi se ka bërë kallëzim për afera korruptive, duke shtuar se hetimet janë zvarritur.

Maliqi bëri thirrje që hetim të shkojnë deri të fund të bëhet drejtësi, për vjedhjet që kanë bërë qytetarëve.

“I jam drejtuar kryeprokurorit të ri, dhe besoj se do të veprojë dhe do të përgjigjet për kallëzimet që kam bërë. Për katër çështje më kanë kthyer përgjigje se nuk i kanë dërguar në SPAK. Kam bërë 11 kallëzime për një krim të rëndë elektoral…Oligarku Salillari bandit, si ka mundësi dhe kur do e vendosin drejtësinë për akuzat që kam bërë, një kallim është këtu dhe një kallëzim është çuar në Prokurorinë e berati, Dy km asfalt mbi asfalt, një rrugë tjetër në Gore, gjysma e rrugës është bërë nga komuna…Krimi elektoral, tender i qenve, çakull elektoral e pastrim parash, vëllai i Anxhelo Kristos ka ndërruar emrin dhe jep garanci me apartamente që i ka në pronësi vëllai i atij Hajdarit…Çfarë ndodh në këtë vend. SPAK zbarkoi tek zyrat e Salillarit mori kompjuterë, por ende asgjë. Gjykata Administrative më kthen përgjigje për mos kompetencë… Salillari ende nuk hetohet se leku e hedh ujin përpjetë…Akoma asnjë hetim…Besoj që Braho Hajdari i Salillarit të fshehur për shkak të bastisje që ka bërë BKH…”, shtoi ai..



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×