
Deputeti Belind Këlliçi ka ngritur shqetësimin e largimit masiv të shqiptarëve. Këlliçi në një reagim në facebook, ka bërë përgjegjës kryeministrin Edi Rama pasi thekson se ka zhytur vendin në korrupsion duke detyruar qytetarët të mos kenë asnjë zgjidhje tjetër, vetëm të largohen.
Sakaq nënvizon se kryeministri Rama punon vetëm për të mbajtur Belindën dhe Mirlindën, dhe se ligjin në vend e bën “Gysi që siguron verën 33 mijë euro për palloshin”.
Reagimi i plotë:
Largohet 1 në 2 shqiptarë, Edi Rama punon të mbajë vetëm Belindën dhe Mirlindën!
Sipas publikimit të fundit të Eurostat, Shqipëria kryeson me diferencë të madhe çdo shtet tjetër për të larguarit nga vendi.
Duke marrë në konsideratë rezidentët në BE, Eurostat konkludon se Shqipëria ka 466 emigrantë për 1 mijë banorë.
Pra pothuajse 1 në 2 vetë!!!
Si shpjegohet që bashkëqytetarët tanë janë në këtë eksod masiv, kur Edi Rama dhe elisat e tij thonë se Shqipëria po shkëlqen dhe është në një majë të panjohur më parë.
Të vërteten e tregojnë njerëzit me këtë largim dramatik.
Vendi po shkretohet prej qeverisjes së keqe, hajdutërisë dhe lidhjeve me krimin. Kur ligjin e bën Gysi që siguron verën 33 mijë euro për Palloshin, kur Rama thotë se korrupsioni është gjë normale, atëhere ke përzënë qytetarët.
Por e rendësishme është të mbajmë këtu të pandehurën Belinda, dhe të mos lejojmë hetimin e saj.
Sheshi, protesta, revolta është zgjidhja e vetme.
Vetëm largimi i Edi Ramës e ndalon këtë hemoragi të dhimbshme.
and then