
Deputeti i PD, Klevis Balliu, ka reaguar pas lirimit të disa ish-zyrtarëve të bashkisë.
Në postimin e tij në Facebook, Balliu shkruan se “u liruan edhe hajdutët e bashkisë”, duke ironizuar se qelitë po lirohen për shkelje të vogla, ndërsa personat e akuzuar për vjedhje të fondeve publike dalin të lirë.
Mesazhi i plotë
U liruan edhe hajdutët e bashkisë.
Ndoshta s’kanë faj; duhen liruar qelitë për ata që parkojnë dysh.
Por një pyetje: ku janë paratë që vodhën këta hajdutë të pushtetit, kur drejtësia jonë nuk ka konfiskuar asnjë cent?
and then