Mbledhja e grupit të PD-së/ Bozdo zbardh detaje nga takimi: Në fokus protesta. Intensifikojmë komunikimin me qytetarët

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka reaguar pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Bozdo shkruan se, gjatë mbledhjes u theksua nevoja e intensifikimit të takimeve dhe komunikimit me qytetarët për të përcjellë qëndrimet e PD.

Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:

Sot, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, u trajtuan çështjet organizative për protestën e 10 shkurtit dhe koordinimi i strukturave në çdo degë.

U theksua nevoja që deputetët të intensifikojnë komunikimin me qytetarët, duke shfrytëzuar çdo platformë për të përcjellë qëndrimet tona.

Trajtuam gjithashtu çështje të rëndësishme që kanë lidhje me qëndrimet tona politike dhe teknike për reformën territoriale dhe atë zgjedhore!



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×