Zyrtare, klubi i Serie A nuk pret gjatë, vendos për trajnerin e ri

Disa ditë pas vendimit për shkarkimin e Alberto Gilardino-s, Pisa njoftoi emërimin e trajnerit të ri.Ashtu siç pritej, 32-vjeçari Oscar Hiljemark do të drejtojë ekipin e parë. Suedezi ka nënshkruar një kontratë, të vlefshme deri më 30 qershor 2027.

Debutimi i teknikut Hiljemark vjen të premten, në ndeshjen jashtë fushe kundër vendit të fundit në renditje Hellas Verona.

Më pas, toskanët do të presin AC Milan në Cetilar Arena (Stadio Garibaldi Romeo Anconetani) dhe më pas do ta mbyllin muajin me derbin kundër Fiorentinës.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×