Punimet në rrjetin e ujësjellësit dëmtojnë linjat elektrike, rreth 300 abonentë pa energji elektrike në Vlorë

Punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit kanë dëmtuar edhe një herë linjat elektrike, duke lënë pa energji elektrike rreth 300 abonentë në këtë zonë.

Pas konstatimit të defektit, në terren kanë mbërritur grupet e OSSHE-së, të cilat po punojnë për rikuperimin dhe rikthimin e energjisë elektrike.

Ky është rasti i dytë brenda një periudhe të shkurtër, kur firma që po shtron linjat e ujësjellësit dëmton kabllot e energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit dhe duke lënë pa energji zona të tëra.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×