SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, dilemat e gjykatës/ Ish-prokurori: Kushtetuesja ndodhet përballë dy presioneve të fuqishme!

Ish-prokurori Gentjan Tërnova deklaroi se Gjykata Kushtetuese ndodhet përballë një presioni shumë të madh lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, u shpreh se qëndrimet e Kushtetueses të lënë dyshim e se ndaj saj ka ndërhyrje dhe presion, ndërsa theksoi se gjyqtarët nga ana tjetër po tregojnë se janë pa integritet.

“Sot duhet të kishte vendimmarrje dhe gjykata nuk ka sqaruar Publikun. Lë dyshime apo aludime, fakti që GJK nuk e dha vendimin që ditën e martë të bën të dyshosh që ka ndërhyrje dhe presion. Gjykata Kushtetuese ndoshta preferon të ulë këtë presion, apo të shohë se kush është më i fuqishëm me presionet, për të mbajtur balancën. Gjykata Kushtetuese ndodhet përballë dy presioneve të fuqishme dhe kjo tregon që gjyqtarët që kanë shkuar atje, janë pa integritet dhe pa profesionalizëm”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×