Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit. Seanca e radhës…

Më datën 8 prill ora 11:00, Gjykata Kushtetuese  do të shqyrtojë ankimimin e  ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masave të sigurisë “arrest në burg”.

Sic raporton gazetarja e News24, Klodiana Lala, shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese do të bëhet në bazë dokumentesh, pa praninë e ish-presidentit Meta dhe të përfaqësuesve të SPAK.

Whatsapp Image 2026 02 04 At 17.36.04
Whatsapp Image 2026 02 04 At 17.36.04

Në Kushtetuese, Meta, i cili qëndron në paraburgim prej tetorit 2024, kërkon të shfuqizojë vendimet Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm dhe atë të Gjykatës së Lartë për lënien e tij në masën e sigurisë “arrest në burg”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×