“Debati për pagat populist. Rama ka dy rrugë…”/ Mustafa: Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, vrasje asgjësuese e shtetit. Vetëm kryeministri nuk…

Ish-gjyqtari Shkëlqim Mustafa u shpreh se debati i kryeministrit Edi Rama për pagat është i pavend. Ai theksoi se gjyqtarët kërkojnë zbatim teknik e juridik të skemës së pagave.

Gjithashtu ngriti shqetësimin për mungesën e sigurisë në Gjykata, ndërsa u ndal tek vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, duke u shprehur se “të vritet gjyqtari në sallën e gjyqit është vrasje asgjësuese e shtetit”.

“Nëse do ta nxjerrësh drejtësinë jashtë funksionet ktheje populiste. Kalimi i debatit juridik në populizëm si problemi i pagave, është problem teknik i pamenduar mirë apo i pastudiuar. Nëse shqetësimi i kryeministrit është i tillë vërtet sepse unë mund të kem dyshimet e mia. Ligji kudo, Gjykata e juridiksionit të përgjithshme, ka larmishmëri subjektesh, SPAK subjektet që do gjykojnë janë funksionarë të lartë pra do kenë një lloj presioni. Por ashtu Gjykata Kushtetuese e ka specifike, VKM, ligjet. Do gjykojë gjithmonë qeverinë. Tani e pash sot që drejtohej popullit këta kërkojë rritje rrogë. Në Shqipëri të merr vinçi të ngre në katin e 27 dhe ti më pas do kthehesh më pas të zbresësh. Gjyqtarët kërkojnë zbatim teknik, juridik të skemës së pagave. Më duket i pavend debati i kryeministrit për pagat. Kryeministri ka dy rrugë ose t’u japë pagën ose t’u thotë me ligj Parlamenit shteti jonë ka këto të ardhura dhe përballon këtë mënyrë. Por ai po zgjedh tjetër formë që është populiste. Gjyqtari u vra në sallën e gjyqit. Të vritet gjyqtari në sallën e gjyqit është vrasje asgjësuese e shtetit. Vetëm kryeministri nuk është vrarë në zyrë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×