“Mos na provokoni, s’mbajmë përgjegjësi çfarë bëjnë qytetarët”, Petro Koçi për protestën e PD: I njëjti kriminalitet si me “21 Janar”! Nëse organizatorët janë burra…

Petro Koçi ishte sot i ftuar në “Programin e Drekës” në News24, ku ka komentuar mes të tjerash, aktualitetin politik në vend dhe protestën që do të organizohet ditën e martë nga Partia Demokratike.

Ai u shpreh se nuk pret që nga protesta PD të fitojë diçka, ndërsa në lidhje me faktin që mund të ketë episode dhune, Koçi tha se për këtë duhet të mbajnë përgjegjësi organizatorët, të cilët duhet të tregojnë “burrëri e të mos fshihen’.

“Nuk mendoj se mund të prodhojnë gjë në favor të Shqipërisë apo në favorin e vet. Qeverinë teknike nuk besoj se e arrijnë. Aksioni opozitar është i ndryshëm nga revolta popullore, e tillë ishte ajo e 1997.
Nëse do të ketë problematika që prekin rendin publik do t;i faturohen organizatorëve nëse janë burra dhe nuk fshihen. Nëse e bën dil burrash dhe thuaji e bëra. S’mund të dalësh e të thuash do të ketë protestë por nuk mbajmë përgjegjësi për atë që bëjë n protestuesi. Pastaj thonë mos guxoni të na provokoni, gjuhë kjo e përdorur më 21 janar, kur Berisha thoshte: Do jenë 4 sniper, i 5 mund të isha edhe unë tha dhe do qëllojmë mbi Ramën.
Është i njëjti kriminalitet në fund të fundit”,
tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×