SPAK kërkoi arrestimin e Ballukut, Këshilli i Mandateve refuzon të mblidhet pa një vendim nga GJK! Petro Koçi: Nuk qëndron! Janë dy çështje të ndryshme

Këshilli i Mandateve nuk duhet të presë një vendim nga Gjykata Kushtetuese për t’u mbledhur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Kështu është shprehur Petro Koçi, i cili i ftuar në  “Programin e Drekës” në News24, u shpreh se çështja që Kushtetuesja po shqyrton, është e ndryshme nga kërkesa e SPAK, e për pasojë nuk ka sens refuzimi për mbledhjen e Këshillit të Imunitetit.

“Pritja e GJK nuk qëndron për mua, janë çështje të ndryshme, SPAK ka kërkuar lejen për arrest.

Ndërsa Kushtetuesja po shqyrton të drejtën e  SPAK dhe GJKKO për të pezulluar një ministre. Janë dy çështje të ndryshme. Kushtetuesja po gjykon çështjen në parim.

Ndjekja penale nuk ka të bëjë me postin e saj si zëvendës kryeministre, por si ministre. Sepse e shoh shpesh që ngatërrohet”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×