Dashnor Sula, Kryeinspektor i Përgjithshëm, Berisha: Demokratët e shihnin si dritë shpresë, ai “kapi flamurin” e Ramës! Nuk e duam në gjirin tonë

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar në lidhje me emërimin e Dashnor Sulës në postin e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

“Shpreh mirëkuptimin tim për indinjatën tuaj. Nëse tradhtia ndaj Atdheut quhet tradhti e lartë, edhe tradhtia ndaj idealeve më të shenjta nuk ka pse të mos konsiderohet e tij.
Të tradhtosh ata që kanë 12 vite që nuk të kthejnë shpinën por të mbështesin me gjithë gabimet që mund të kesh bërë, e të dalësh në kohën më të zezë të Edi Ramës e të kapësh flamurin e Ramës ke kryer aktin më të artë të tradhtisë. ne do të ndahemi me këta, nuk i duam në gjirin tonë”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×