
Disa fshatra në qarkun e Lezhës vijojnë të jenë pa energji elektrike që prej mbrëmjes së kaluar, duke krijuar vështirësi për banorët e zonës.
Sipas informacioneve, pa furnizim me energji kanë mbetur zona si Balldreni, Torovica, Malecaj, si dhe disa fshatra të tjerë përreth.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e ndërprerjes apo për kohën e rikthimit të energjisë, ndërsa banorët kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë të situatës.
and then