VIDEO/ Ajeti “rrëmben skenën” në Turqi, dy gola me Bodrumspor

Arlind Ajeti protagonist. Mbrojtësi i Kombëtares ka realizuar dy gola në Ligën e Parë Turke me Bodrumspor, në ndeshjen ndaj Demirspor. Fillimisht, në minutën e 11-të, me një të majtë brenda zonës ia doli që të mposhtë portierin kundërshtar.

32-vjeçari do linte gjurmë edhe në fundin e pjesës së parë, duke shënuar një tjetër gol dhe duke kompletuar dopietën personale. Ajeti mungoi në dy ndeshjet e kaluara për shkak të një kartoni të kuq, teksa tashmë për të ky është rikthimi më i mirë i mundshëm.

I impenjuar në 22 ndeshje, ai shkon në kuotën e 3 golave në sezonin e dytë me fanellën e skuadrës së Bodrumspor.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×