
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme përshëndet angazhimin qytetar të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali reagoi sot duke përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesat për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.
Në reagimin e saj, Ministrja theksoi se është inkurajuese edhe gatishmëria e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me Kushtetutën dhe kuadrin ligjor të vendit, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të procedurave institucionale dhe standardeve demokratike.
“Dialogu dhe zgjidhjet institucionale mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit dhe standardeve demokratike,” u shpreh Ministrja, duke theksuar se proceset demokratike dhe respektimi i të drejtave të garantuara me ligj janë themelore për avancimin e shoqërive demokratike.
Në përfundim, Ministrja ritheksoi rëndësinë e vijimit të dialogut konstruktiv dhe të trajtimit institucional të çështjeve që lidhen me të drejtat e komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike dhe kuadrin ligjor përkatës.
and then