
Jutta Leerdam dhuroi një performancë mahnitëse në garën e 1000 metrave në patinazh të shpejtë, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026.
Holandezja regjistroi kohën 1:12.31, duke vendosur një rekord të ri olimpik. Ajo la pas Femke Kok në medaljen e argjendtë, pasi Kok e kishte thyer rekordin në garën e mëparshme me 1:12.59.
Për t’u theksuar se ky sukses i Leerdam sjell medaljen e parë të artë në këto Lojëra për Holandën. Kampionia i Pekinit 2022, Takagi Miho, mori medaljen e bronztë me kohën 1:13.95.
and then