
Emir Sahiti po gjen veten te Maccabi Tel Aviv, teksa po shënon që në ndeshjet e para. Sulmuesi shqiptar ka realizuar sërish në Izrael, në fitoren 4-0 ndaj Maccabi Bnei Raina në kampionat.
Ai “tundi rrjetën” në minutën e 51-të, pas një asisti të Abu Farhi S. Sahiti numëron 3 gola, në po kaq ndeshje të luajtura me fanellën e Maccabi Tel Aviv.
27-vjeçari u transferua te Maccabi Tel Aviv pak ditë më parë nga skuadra e Hamburgut në Gjermani, në formë huazimi deri në fund të sezonit 2025/26, me mundësi opsioni blerjeje nga klubi izraelit.
and then