
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zbuluar skenarin e protestës së sotme të opozitës.
Ai tha në një dalje për mediat Berisha deklaroi se tubimi do të jetë kryengritje paqësore. Ndërkohë ai njoftoi se shumë shpejt do të ketë protesta para selive diplomatike shqiptare nëpër borë.
“Skenari i protestës është skenari i një kryengritje të fuqishme paqësore, që duhet përcjellë sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, Bruksel e Berlin dhe qendrat e tjera. Ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë. Jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim vlerat e përbashkëta të njerëzve të lirë në Shqipëri dhe botë. Sot skenari, theksova, zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit të fazës tjetër të grushtit të shtetit nga Rama. Zhvillohet pas kartonit të zi që i nxorën mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që sot për vjedhjet e tij është i gatshëm që t’i vërë flakën një procesi aq jetik, integrimit drejt BE, ëndrrës sonë. Ftojmë qytetarët që të organizohen për protestat më të fuqishme që janë organizuar ndonjëherë para përfaqësive ndërkombëtare, Këto protesta do të japin kontributin e saj me anëtarë dhe mbështesë, dhe janë jetike. Në këto çaste dhe në këto momente, Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji dhe morali ndaj shqiptarëve. Pra kjo protestë shënon dhe hap siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narko-shtetit që t’u thonë të tjerëve se ne përfaqësojmë popullin shqiptar.”, tha ai.
and then