“Edhe amerikanët u bashkuan me sovjetikët kundër Hitlerit”/Tubimi i PD, Analisti: Berisha u tregua i përulur, thirrja për bashkim risia e protestës

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në studion e News24, u shpreh se risia e protestës së opozitës mbrëmjen e sotme, është përpjekja e Berishës për të përbashkuar opozitën.

Kikia tha se Berisha ishte i përulur në thirrjen e tij, duke thkesuar se partitë mund të bashkohen pa humbur identitetin.

Mentor Kikia: Protesta ka dy pjesë, dimensioni politik dhe konfrontimi. E vetmja gjë që mund të diferenconte fjalimin e sotëm, ishte përpjekja për të përbashkuar elementin opozitarist të spektrit politik në kushtet kur dështoi tryeza e thirrur nga Berisha.

Risia e kësaj proteste ishte thirrja e Berishës për bashkim me partitë e vogla opozitare.

Në kushtet kur tratativa është “Shqipëria Bëhet” me të cilën ende nuk është arritur, Berisha u tregua i përulur duke treguar se dikur u bashkuan amerikanët dhe sovjetikët kundër Hitlerit, dhe partitë mund të bashkohen pa humbur identitetin.

Ai u përpoq t’i sqarojë partitë e vogla për koalicionin.

 

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×