“Ushtarit i krimit më procedon edhe pse jam një oqean larg nga Shqipëria”, Këlliçi nuk kursen ironinë: Thirrje Prodës të ruajë dosjen edhe për 20 shkurtin! Do të jem…

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me protestën  e organizuar  një ditë më parë para ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa thekson se është proceduar nga Policia e Shtetit dhe marrë nën hetim për organizimin e protestës dhe udhëheqjen e përplasjes me efektivët.

Këlliçi sqaron se këtë lajm e ka marrë vesh ndërsa ishte në një takim në Miçigan, me Robert Lulgjuraj në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza”.

Sipas Këlliçit, kjo dëshmon tragetin politik që e ka gati, “shërbëtori i bandave” Ilir Proda.

Njoftimi:

Ndërkohë që takoja mikun tim Robert Lulgjuraj në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” në Miçigan, prokurorin shqiptaro-amerikan që garon për në Kongresin e SHBA nën rradhët e Partisë Republikane, mësoj se Policia e Shtetit në Tiranë, e drejtuar nga ushtari i krimit të organizuar Ilir Proda, më paska proçeduar dhe marë nën hetim për organizimin e protestës dhe udhëheqjen e përplasjes me efektivët e rendit!!!

Kjo dëshmon targetin politik që e ka gati narkodrejtuesi dhe shërbëtori i bandave, Proda, i cili pavarësisht se ndodhem jashtë vendit dhe një oqean larg, më bën letrat për prokurori.

I them Prodës dhe shefit të tij, kreut të narkoshtetit Edi Rama, ta ruajë dosjen për protestën e 20 shkurtit, pasi do jem aty, në vijën e parë, bashkë me demokratët dhe qytetarët që nuk pranojnë korrupsionin e krimin si normë, si rregull, si rend.

Krenar për secilin demokrat e qytetar që dje u përball me dhunën e paprecedentë policore dhe i bëj thirrje çdo shqiptari, që më datë 20 shkurt, të dalë në shesh, jo për partitë politike, por për atdheun, për flamurin tonë kombëtar

PS: Përtej banalitetit që prodhon shteti i drejtuar nga Edi Rama, gjej rastin të ftoj çdo shqiptar në shtetin e Miçiganit dhe kudo tjetër, të mbështesë me çdo mundësi Robert Lulgjurajn, në këtë shans historik, që një shqiptar të ulet në Kongresin Amerikan.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×