“Nuk largohem nga PD”! Salianji: Nëse Berisha s’e rrëzon Ramën, vijoj takimet me demokratët dhe do të dal me dokument si ndryshohet partia

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, deklaroi në emisionin “Oponencë” se nuk do të largohet nga PD, por do të vazhdojë takimet me demokratët me qëllim që PD të jetë fituese.

Salianji tha se PD duhet të ndezë motorrët dhe të përgatitet për zgjedhjet vendore të 2027.

“E di ç’duhet të diskutonim ne sot? Sot jemi një vit para fushatës zgjedhore të 2027 për pushtetin vendor. Sot duhet të kishim 61 kandidatë të njiheshin me qytetarët, të jepnin ofertën e tyre politike. Sot ne diskutojmë pse kërkoj që PD të jetë fituese. Të presim dhe një vit të humbim zgjedhjet e ardhshme dhe të vijmë të qajmë? tha Salianji.

Më tej, ai u shpreh se shpreson që Rama të bjerë shpejt, por nëse PD sja del dot prej këtij lidershipi, do të vijojë të flasë në publik.

“Do të vazhdoj takimet me demokratët, do të dalë me dokument për ndryshimin e partisë”, tha ish-deputeti i PD, Ervin Salianji.

Ervin Salianji: Me ca i mbush sallat? Unë nuk kam as me ca ti paguaj.

Nuk largohem nga PD, nuk kam asnjë interes tjetër vetëm se të bëj fituese PD dhe për të folur hapur. Kështu siç është situata, qeveria e tregoi në zgjedhjet e kaluara, mori 83 mandate.

E di ç’duhet të diskutonim ne sot? Sot jemi një vit para fushatës zgjedhore të 2027 për pushtetin vendor. Sot duhet të kishim 61 kandidatë të njiheshin me qytetarët, të jepnin ofertën e tyre politike. Sot ne diskutojmë pse kërkoj që PD të jetë fituese. Të presim dhe një vit të humbim zgjedhjet e ardhshme dhe të vijmë të qajmë, qaj njëri këtej dhe qaj tjetri andej?

Duke qenë se jemi në kilometrin e fundit dhe shpresoj që Rama të bjerë shpejt. Nëse PD me këtë lidership nuk e rrëzon dot Ramën… e kam ulur pak tempin për shkak të protestave – do vazhdoj takimet me demokratët, do flas në publik, do dal me dokument si duhet të ndryshojë PD, si duhet të ketë ritëm në bazë. Ju ftoj edhe në tryezë se si duhet të demokratizohet partia.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×