“Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit dhe Qeverisës së re të Kosovës”, Spiropali mesazh urimi për Kurtin, Haxhiun dhe Konjufcën

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka uruar përmes një mesazhi konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re të Kuvendit.

Kryediplomatja shqiptare i ka dërguar mesazh urimi homologut të saj, Glauk Konjufca, kryeministrit Albin Kurti si dhe kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu.

“Ju priftë e mbara në përgjegjësinë e naltë për forcimin e shtetit demokratik”, thuhet në mesazhin e Spiropalit.

Reagimi i plotë

Rrugëtim të mbarë dhe shumë suksese Kuvendit të Republikës së Kosovës në Legjislaturën e X dhe Qeverisë së re!

Urimet më të përzemërta për Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për Kryeministrin Albin Kurti dhe Zv.Kryeministrin e parë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca. Ju priftë e mbara në këtë përgjegjësi të naltë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës.

Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët europian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike.

Suksese në këtë kapitull të ri, në shërbim të paqes, zhvillimit dhe dinjitetit të qytetarëve të Kosovës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×