
Pasi kryeparlamentari Niko Peleshi i hoqi fjalën në seancën plenare, Berisha ka përfituar qe të fjalë jashtë Kuvendit për mediat. Ai tha se protesta e 10 shkurtit ia ka hequr ‘fiqirin’ maxhorancës. Ai sulmoi qeverinë Rama për vjedhje dhe skandale.
“10 shkurti u ka luajtur fiqirin dhe nuk dinë ku janë e çfarë flasin. Kuvendi është në shkelje të rëndë të Kushtetutës, është shndërruar në mburojë të vjedhjes së qytetarëvve dhe është kthyer në strofukullën e fundit të hajdutëve dhe vjedhjeve të Ballukut, Ramës dhe ministrave. U mbetet qytetarëve të thonë fjalën e fundit për imunitetet e tyre.
Unë sot shfrytëzoj rastin e bëj thirrje, 20 shkurti është dita e tyre. Ky Kuvend është armik i egër i qytetarëve.
Qytetarë, jeni ju që do të vendosni Kushtetutën dhe ligjet në këtë vend”, tha ai.
and then