
Deputeti i PD, Belind Këlliçi, deklaroi gjatë emisionit “Kjo Javë” se për shkak të një vendimarrje politike ndaj liderit të PD, Sali Berisha, Partia Demokratike prej vitit 2021 ka qenë në presionin dhe të disa diplomatëve të huaj, duke iu marrë vula dhe kërcënuar madje deri dhe deputetët për qëndrimin e tyre.
Këlliçi tha se vendimarrja për shpalljen “non grata” të Berishës nga SHBA ka qenë e Sorosit dhe sot në PD nuk shkel asnjë ambasador i huaj.
“Ambasadorët e huaj morën peng vulën e PD-së, që këto dolën dhe thonin se PD drejtohet nga një minorancë që ka vetëm 2 %. Si nuk e tha njeri një fjalë për këtë që i ndodhi PD. A ka njeri ta marrë mundimin për të bërë një bilanc, a e kuptoni ju që janë kërcënuar deputetët e PD se cfarë qëndrimi do të mbanin, nuk janë lejuar deputetët e PD të dalin jashtë, nuk shkel asnjë ambasador i huaj në PD për shkak të një vendimarrje krejtësisht politike, e Sorosit”, tha deputeti demokrat.
Belind Këlliçi: a mund të bëhet një bilanc se çfarë i ka ndodhur PD nga viti 2021 e prapa. Nuk ka ndodhur kjo, të ndikojnë ambasadorët, të vjedhin vulën dhe logon për 2 vite e gjysëm në gjykatë.
Sepse kishte një projekt. Ambasadorët e huaj morën peng vulën e PD-së, që këto dolën dhe thonin se PD drejtohet nga një minorancë që ka vetëm 2 %. Si nuk e tha njeri një fjalë për këtë që i ndodhi PD. A ka njeri ta marrë mundimin për të bërë një bilanc, a e kuptoni ju që janë kërcënuar deputetët e PD se cfarë qëndrimi do të mbanin, nuk janë lejuar deputetët e PD të dalin jashtë, nuk shkel asnjë ambasador i huaj në PD për shkak të një vendimarrje krejtësisht politike, e Sorosit.
Europianët janë ata që sot shkoi policia belge në Bruksel, Europianët janë dhe Frederika Mogerini e Yuri Kim
and then