Drejtonte automjetin nën efektin e drogës/ Në makinë i gjendet kokainë, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër

Një 25 vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap duke drejtuar automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu gjatë kontrollit, 25-vjeçarit iu gjetën një sasi lënde e dyshuar kokainë.

Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×