Ronaldo tërhiqet pas Botërorit? Përgjigjet trajneri i Portugalisë

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez e ka bindje. Botërori nuk do jetë kompeticioni i fundit në të cilin do luajë Cristian Ronaldo.

“Ne nuk e konsiderojmë Kupën e Botës si turneun e fundit të Cristiano Ronaldos. Ai mund të shkojë edhe përtej saj. Ai është i freskët dhe në formë të mirë, gjë që është shumë e mirë për kombëtaren tonë,” u shpreh Martinez.

Cr7 mban një rekord prej më shumë se 960 gola për klubin dhe kombëtaren. Falë gjendjes perfekte fizike, ai vazhdon të dhurojë spektakël edhe pse ka kaluar moshën 40-vjeçare.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×