VIDEO/ “Sot mërzitet kur i thërrasin “o hajdut”, nesër do na detyrojnë të rrimë në këmbë”, Adriatik Lapaj: Çfarë është ky kryeministër që i thotë policisë “shko merre atë dhe fute brenda”?

Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës, ku ai u prit me protesta nga disa qytetarë.

Lapaj kritikoi ashpër sjelljen e kreut të qeverisë, duke deklaruar se nuk është parë në asnjë vend që kryeministri t’i japë urdhër policisë për të shoqëruar qytetarët.

“Çfarë është ky shtet ku kryeministri i thotë policisë ‘shko e merre atë’ dhe qytetari kalon 24 orë brenda?” – u shpreh Lapaj.

Ai shtoi se, e njëjta sjellje e Ramës është dhe ndaj protestuesve të “Shqipëria Bëhet”, ku me urdhër të kryeministrit, forca të Gardës kanë hequr karriget e aktivistëve që prej javësh po protestojnë kundër qeverisë.

“Dërgon gardën tek ne dhe u thotë ‘shko merru karriget’. Sot mërzitet kur i thërrasin ‘o hajdut’, nesër do na detyrojnë të rrimë në këmbë. I urdhëron policët dhe ata u binden”, – deklaroi ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×