Parkime të gabuara dhe mosrespektim i rregullave, Policia Rrugore: Qindra masa të vendosura dhe dhjetëra procedime penale javën e fundit

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë vendosur 325 masa administrative dhe janë nisur 31 procedime penale ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Sipas njoftimit zyrtar, konstatimet janë rezultat i intensifikimit të monitorimeve në të gjitha akset e kryeqytetit, me prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe përdorim të pajisjeve logjistike.

Objektivi i planit të masave është parandalimi i aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe shmangia e bllokimeve dhe kaosit në trafik.

Konkretisht, gjatë kontrolleve:

120 masa janë vendosur për mosrespektim të radhës në trafik;

98 automjete janë ngritur me karrotrec për pengim apo bllokim të lëvizjes për shkak të ndalimeve dhe parkimeve të gabuara;

64 masa janë vendosur për tejkalim të normave të lejuara të shpejtësisë;

43 masa janë vendosur për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×