
Asllani ka luajtur ndeshjen e tij të parë si titullar me Besiktas. Mesfushori i kombëtares luajti nga minuta e parë, në fitoren 2-3 në kampionat ndaj Basaksehir.
Ai qëndroi në fushë për 74 minuta, teksa edhe pse nuk u shndërrua në protagonist, zhvilloi një paraqitje të kënaqshme. Paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.4. Kujtojmë që Asllani u ndëshkua me karton të kuq në debutim ndaj Konyaspor, ndërsa më pas mungoi për dy ndeshje për shkak pezullimi.
and then