Mirëmbahet nga “Abazi shpk”, probleme në rrugën Burrel – Skurraj, rrëshqitje gurësh dhe inertesh nga moti i keq

Rrëshqitje gurësh dhe inertesh janë regjistruar gjatë natës në rrugën nacionale Burrel–Skuraj. Rreshqitja ne afërsi të sektorit C, një segment problematik ku sa herë ka reshje shiu raportohen rrëshqitje nga shpati i malit.

Situata ka krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët që lëvizin nga qarku i Dibrës dhe nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Durrësit, Lezhës dhe Shkodrës. Gurët dhe inertet kanë rënë në asfalt, duke vështirësuar qarkullimin dhe duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.

Punonjësit e firmës që mirëmban këtë segment rrugor, nga Burreli në Skuraj e deri në Milot, kanë dalë që në orët e para të mëngjesit për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Rrëshqitje të ngjashme janë raportuar edhe në pjesë të tjera të këtij segmenti, veçanërisht në zonën e Shkopetit. Ky aks, përveç rrezikut nga gurët dhe inertet në asfalt, paraqet problematika edhe për mungesën e mbrojtëseve anësore dhe sinjalistikës rrugore ,rrezik serioz, pasi mjetet mund të përfundojnë në liqenin e Shkopetit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment, sidomos në kushte reshjesh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×