“Ka 3 muaj që thotë nuk e pezulloj Ballukun dhe nuk ja heq imunitetin”, Berisha: Rama sot derdhi lot për Lindën e AKSHI-t që mori peng biznesmenë

Kryetari i PD, nga Kruja ka akuzuar Ramën se prej 3 muajsh po mban peng shoqërinë duke mos pezulluar zv/kryeministren Belinda Balluku e cila sot është e pandehur nga SPAK, për shkelje të barazisë në tendera.

Berisha tha se Rama kërkon të na thotë ju kemi vjedhur dhe do tju vjedhim dhe ka 3 muaj që mban shoqërinë shqiptare peng.

“Ka 3 muaj të kapur në flagrancë me vjedhje 1 mld euro jo thotë nuk mund të pezullohet nuk mund ti hiqet imuniteti. Sot derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë. Keni dëgjuar ju ndërmarrje shtetërore që merr peng biznesmenë”, u shpreh Berisha.

Sali Berisha: Kujtoni pak, në vitin 2011 Ina Ramës i kam dhënë epitetin më të merituar. Por ama, prapa pavarësisht nga epiteti im kur ajo kërkonte imunitetin e deputetëve nuk mendova kurrë ta bllokoja dhe secilit ministër apo zv/ministër që iu kërkua, e dha vetë e dorëzoi dhe u paraqit. Tani Edi Rama kërkon të na thotë ju kemi vjedhur dhe do tju vjedhim dhe ka 3 muaj që mban shoqërinë shqiptare peng, ka 3 muaj të kapur në flagrancë me vjedhje 1 mld euro jo thotë nuk mund të pezullohet nuk mund ti hiqet imuniteti. Sot derdhte lot për Lindën e AKSHI-t, që drejtonte sipërmarrjen e cila merrte peng biznesmenë. Keni dëgjuar ju ndërmarrje shtetërore që merr peng biznesmenë.

Kam dëgjuar që narkoshtete kartele marrin peng, i merrte shteti, i merrte Gysi me urdhër të Ramës sepse baxhanaku i tij duhet të fitonte cdo tender. Nuk ka moment më kritik për vendin.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×