I dënuar për vrasjen e Dritan Lamajt/ Rihapi çështjen pas vendimit të Strasburgut, Kushtetuesja lë në fuqi dënimin me burg përjetë për Arben Frrokun

Gjykata Kushtetuese pasi vendosi të rihapë procesin për Arben Frroku, i dënuar për vrasjen e Dritan Lamaj dhe pasi shqyrtoi ccështjen në fjalë, la në fuqi vendimin për burgim të përjetshëm. Frroku është dënuar për vrasjen e ish-kryekomisarit Dritan Lamajt. Pas një vendimi të Strasburgut, Kushtetuesja vendosi të rihapte çështjen dhe më pas të rrëzonte vendimin e marrë prej kësaj gjykate më 2018-ën.

Ndërkohë, në 17 shkurt të këtij viti, Gjykata Kushtetuese vendosi që të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm, duke rrëzuar kërkesën e Frrokut, për të vijuar dënimin me burgimit të përjetshëm.

Aktualisht Frroku ndodhet në burg në Holandë, ndërsa po kryen dënimin e tij në këtë shtet. Frroku ka pretenduar para autoriteteve holandeze se i rrezikohet jeta nëse transferohet për të kryer dënimin e tij në një burg shqiptar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×