“Bizneset nën presionin e tatimeve pavarësisht nga shlyerja e detyrimeve me paqen fiskale”, eksperti Preçi: Ka tejkalim të kompetencave dhe ndërhyrje në jetën e sipërmarrjes

Eksperti i njohur i ekonomisë, Zef Preçi ka ngritur disa shqetësime lidhur me zbatimin e ligjit për “paqen fiskale”, duke theksuar se procesi po shoqërohet me problematika procedurale dhe mungesë të akteve nënligjore.

Për News24, Preçi tha ligji përmban dy elementë kryesorë, nga njëra anë marrëveshjet mes bizneseve dhe administratës tatimore për detyrimet e padeklaruara, dhe nga ana tjetër shlyerjen e disa detyrimeve, kryesisht gjobave.

Megjithatë, mungesa e akteve nënligjore nga Ministria përgjegjëse, sipas Preçit, përbën shkelje procedurale që ndikon drejtpërdrejt në jetën e biznesit dhe në ekonominë e vendit në tërësi.

Zef Preçi: Ka dy elementë, nga njëra anë ka marrëveshje të bizneseve për detyrimet dhe nga ana tjetër ka shlyerjen e disa detyrimeve kryesisht gjobave. Aktet nënligjore në zbatim të këtij ligji nxirren nga Ministria përgjegjëse aktet nënligjore nuk janë plotësuar ende, në thelb është shkelje procedurale që gjithsesi mbart pasoja te jeta e biznesit dhe jeta ekonomike në tërësi. Pra janë dy anë të ligjit, njëra ka të bëjë me marrëveshje bizneset e tatimet negociojnë për tatimin që nuk kanë deklaruar detyrohet të paguajnë të plotë. Dhe ana tjetër ka të bëjë me shlyerjen e detyrimeve…Që ka bërë që bizneset të jenë nën presionin e administratës tatimore për të vjelë detyrime. Shqetësimi im dhe i shumë të tjerëve është se nëse në amnistitë e mëparshme kjo periudhë ku hyn në fuqi i ligji i ri ka qenë një muaj, në rastin konkret është më gjatë. Kur ndryshojnë rregullat fiskale ka nevojë edhe për njohje nga administrata. Ka një tejkalim të kompetencave, një ndërhyrje në jetën e biznesit dhe ka ankesa që ky aplikim bëhet në mënyrë selektive. Shpresoj që Ministria e Financave të jenë duke punuar dhe të bëjnë publike përgatitjen e akteve, që bizneset të njihen me to dhe rritjen e kapaciteteve të administratës për zbatimin e saj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×