“Të kërkuarit nga drejtësia kanë çdo të dhënë!”, Shehaj-mazhorancës: Jeni peng i një grupi të strukturuar kriminal!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka denoncuar në Kuvendin e Shqipërisë se të dhënat e të gjithë shtetasve shqiptarë në portalin e Albania, janë në duart e një grupi të strukturuar kriminal.

Në fjalën e tij gjatë interpelancës në seancë, Shehaj theksoi se kjo është një situatë që duhet të shqetësojë çdo qytetar, pasi të dhënat personale të tyre mund të keqpërdoren. Shehaj i referohet me këtë denoncim, hetimeve të Prokurorisë së Posaçme dhe akuzave që ka ngritur SPAK ndaj disa personave, me në krye ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanajt.

“Të gjitha të dhënat janë në duart e këtyre, në duart e grupit të strukturuar kriminal. Ky grup i strukturuar kriminal di gjithçka mbi pronat tuaja, mbi shëndetin tuaj, mbi shëndetin e fëmijëve tuaj, mbi arsimin tuaj, janë të gjitha, mbi transportin, sa herë keni, hyrë keni dalë nga Shqipëria, shërbimet doganore, të gjitha të gjitha të gjitha puna të gjitha Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve jo vetëm ne. Edhe tuajat, të gjitha të gjitha nuk shpëton asnjë edhe kameramani këtu edhe të tuat i ka grupi i strukturuar kriminal çdo vizitë që ke bërë ti, çdo analizë që ka bërë zotëria këtu, fëmijë e tij nuk e di nëse është i martuar”, shprehet Shehaj.

Mirlinda Karçanaj, i cila ndodhet në ‘arrest shtëpie’ pas skandalit të AKSHI-t, në dosjen e SPAK konsiderohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal. Në këto hetime është zbuluar gjithashtu edhe se janë marrë peng biznesmenë me persona të veshur me uniforma policie, të cilët nuk duhet të aplikonin apo ankimonin tenderat e AKSHI-t.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×