“Asnjë ndryshim nuk ka ardhur duke qëndruar në kafe”/ Ermal Hasimja thirrje qytetarëve: Bashkohuni për të mbrojtur të drejtat tuaja

TIRANË- Protestës kombëtare të opozitës i është bashkuar edhe Ermal Hasimja, i cili ka mbajtur edhe fjalën e tij.

Gjatë fjalës së tij ai theksoi se është shumë e  rëndësishme që qytetarët të bëhen bashkë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre. Ndërsa u shpreh se asnjë “ndryshim nuk vjen duke qëndruar në kafe”, por duhet një reagim masiv, edhe për t’i dhënë një mbështetje drejtësisë.

Një mesazh e kishte edhe për socialistët, duke thënë se edhe socialistët  ndershëm duhet të reagojnë.

“Sot kemi nevojë për frymë bashkimi, duam një drejtësi të pavarur të na mbrojë nga të pandershmit. Qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë asnjë shpresë nuk vjen nga qielli as përtej detit, ejani dhe krijoni shpresën në këtë shesh ejani edhe për të treguar forcën tuaj çdo qeveria që do të vijë në të ardhmen. Njerëz të ndershëm të këtij vendi, intelektualë, ejani këtu merrni rolin tuaj dhe bashkohuni me ne. Asnjë ndryshim nuk ka ardhur nga kafet apo nda divani”, tha ai. E di që jeni të zhgënjyer nga politikanët dhe nuk i besoni më askujt, por bashkohuni me që të kërkojmë kushtin minimal të demokracisë, zgjedhje të lira e të ndershme. Bashkohuni për të mbrojtur ata gjyqtarë dhe prokurorë që i nxorën bojën sistemit të kalbur.

Më tej nënvizoi se ndryshimi kërkon sakrifica, duke bërë thirrje që qytetarëve të bashkohen masivisht.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×