“O të mjerë koha juaj ka marrë fund”, Berisha paralajmëron nga selia: Akti i radhës së kryengritjes paqësore do jetë më i fuqishmi!

Kreu i PD Sali Berisha është shprehur për mediat nga selia e PD pas protestës se “akti i radhës i kryengritjes paqësore do të njoftohet shumë shpejt”,.

Ai paralajmëroi se do të ketë një tjetër protestë kombëtare që sipas tij “do të jetë më e madhja”.

Në fund ai falënderoi protestuesit duke i cilësuar si guximtarë që mposhtën “të keqen e madhe, regjimin e Edi Ramës”.

“U them para jush, o të mjerë, koha juaj ka marrë fund. Tani është koha e qytetarëve, guximit qytetar dhe përgjegjësisë së tyre. Unë e di se ju si luftëtarë të paepur prisni me padurim aktin e radhës të kryengritjes sonë paqësore. Do t’ua njoftojmë shumë shpejt, do të jetë kombëtar, do të jetë më i fuqishmi. Edhe një herë mirënjohje pa kufij për ju, përgëzime guximtarë që mposhtët në sheshet dhe rrugët e Tiranës të keqen e madhe, regjimin e Edi Ramës”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×