Berisha viziton protestuesit te Trauma: Dy janë me hematoma serioze, kanë marrë goditje në tru nga armët dhe shkelmat e policisë

Disa mbështetës të opozitës janë dërguar mbrëmjen e sotme drejt Spitalit të Traumës, pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vizitoi të plagosurit në ambientet e spitalit, ku deklaroi se dy protestues kanë pësuar “hematoma serioze dhe goditje në kokë nga armët dhe shkelmat e policisë”.

Sali Berisha: Dy të rinj janë me kontuzion trunor, për shkak se njëri prej tyre, 18 vjeçar e kanë gjuajtur si kafshë me këpucë në kokë, me shkelm, për asnjë lloj motivi, veçse për ta marrë me forcë në makinën e tyre, tek po largohej nga protesta. Është në gjendje kontuzioni, me një hematomë serioze. Mjekët po bëjnë përpjekjet dhe po e kontrollojnë. Do t’i bëjnë skaner, për të parë shkallën e dëmtimit, nëse është vetëm në inde të buta apo dhe kocka. Por sidoqoftë është me kontuzion trunor.

Kurse tjetri, e patë, e filmuat është një protestues që qëllohet me snajper nga mbrapa kokës në mes të rrugës dhe bie pa ndjenja.

Një kriminel me uniformë, gazin nuk do që ta hedhë në rrugë, por do të ja gjuajë në kokë. Siç ka bërë njëlloj me këtë dhe këtij i kanë krijuar, nga rrëzimi dhe goditja, është me një kontuzion serioz cerebral. Trunor dhe ky.

Të njëjtën gjë, duke gjuajtur me snajper, me bombola, kanë qëlluar Luçiano Boçin, të cilit i ka rënë në trup bombola direkt nga arma me të cilën hidhet dhe e ka kapur për ta larguar dhe i ka djegur gishtat e njërës dorë, djegie më shumë se të shkallës së dytë.

Përkundrejt qëndrimit shumë paqësor të protestuesve dhe duhet ta pranojmë dhe një pjese të mirë të policisë, të cilët kanë demonstruar vetëpërmbajtje dhe kanë zbatuar rregullat. Ka patur midis tyre dhe kriminel, të droguar që kanë kryer akte të tilla.

Se cila ishte karakteri paqësor i protestës vërtetohet nga fakti se nuk ka asnjë anëtar të forcave të rendit, të gërvishtur, ndonëse pa diskutim, Sokol Bizhga dhe Ilirjan Prodo meritojnë çdo ndëshkim dhe çdo lloj përgjigje.

Por protesta është paqësore dhe në tërësi i përgëzoj policët të cilët treguan edhe mirëkuptim për frymën e protestës, si një protestë me interes të madh kombëtar, si një protestë e cila po mbron një kauzë për çdo shqiptar dhe jo vetëm për protestuesit që janë aty.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×