
Përkeqësimi i situatës së krijuar nga rrëshqitja dhe fundosja e rrugës në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, në zonën e Dragostunjës, përgjatë aksit Librazhd–Prrenjas, ka vënë në alarm autoritetet rrugore, ndërsa raportohet se rruga do të bllokohet për një afat të pacaktuar.
Segmenti problematik po përballet me lëvizje të konsiderueshme të masivëve të tokës, duke rritur rrezikun për qarkullimin e automjeteve.
Burime zyrtare bëjnë me dije se fillimisht do të ndërmerret një zgjidhje provizore për stabilizimin e situatës, ndërkohë që paralelisht do të realizohet një studim i plotë gjeologjik i trupit ekzistues të rrugës, për të përcaktuar ndërhyrjen afatgjatë.
Radhë kilometrike autobusësh dhe kamionësh
Ndërkohë, situata ka sjellë pasoja të menjëhershme në qarkullim. Autokolona e autobusëve me kapacitet 40 vende ka arritur deri në 2–3 kilometra, si në hyrje të Librazhd, ashtu edhe në zonën e Hotolisht, duke krijuar vonesa të konsiderueshme për udhëtarët.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve në terren, ndërsa pritet një vendimmarrje zyrtare për fatin e këtij segmenti problematik të aksit kombëtar.
and then