Dyshohen të falsifikuara dhe të paautorizuara/ Antikontrabanda bllokon mbi 3 mijë pajisje elektronike

Tiranë-Drejtoria e Antikontrabandës, në bashkëpunim me degën doganore Tiranë dhe Drejtorinë e Markave dhe Patentave, kanë bllokuar mbi 3130 pajisje elektronike të llojeve.

Këto pajisje janë të markave të ndryshme, dhe janë bllokuar mbi dyshimin e falsifikimit-tregtimit pa autorizimet përkatëse.

“Organet doganore po vazhdojnë me kryerjen e të gjithë procedurave ligjore për verifikimin dhe hetimin e rastit, në vazhdimësi të angazhimit kundër hyrjes dhe tregtimit në vendin tonë të produkteve të falsifikuara. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të bllokuar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit”, thuhet në njoftim zyrtar.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×