“Mijëra qytetarë kaluan orë të tëra paniku në trafik”, Belind Këlliçi: Korrupsioni Rama-Balluku bllokon rrrugët e Juglindjes dhe rrugën e Brukselit

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka denoncuar situatën e paprecedent me akset e Juglindjes të dëmtuara që janë paralizuar trafikun e lëvizjes.

Në një postim në rrjetin social facebook, deputeti demokrat shkruan se arsyeja kryesore e kësaj krize në infrastrukturë, është korrupsioni. Ndërsa buxhetet fryhen e shtohen miliona euro për segmente të caktuarta, rezulton se këto para shkojnë shumë pak për cilësinë e sigurinë e punimeve.

“Ky është rasti klasik se si hajdutëria qeveritare i kushton drejtpërdrejt qytetarëve, e provojnë në lëkurën e tyre ku me qindra familje mbesin gjithë ditën në trafik, në kohë të keqe, pa shpjegim, pa komunikim, pa orientim. Si në xhungël”, shkruan Këlliçi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×